Politika 11 June 2026, 20:52 Nga VNA

Behgjet Pacolli: Institucionet po pengojnë vijimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Behgjet Pacolli: Institucionet po pengojnë vijimin e punimeve në

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka ngritur alarmin për situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, duke deklaruar se projekti strategjik po përballet me pengesa serioze institucionale, të cilat po bllokojnë vijimin e punimeve dhe po cenojnë sigurinë juridike në vend.

Në një postim në facebook, Pacolli thekson se që prej 18 majit 2026, punimet janë ndërprerë si pasojë e veprimeve të një grupi personash, të mbështetura, sipas tij, nga vendime kontradiktore të gjykatave të shkallës së parë. Ai pretendon se këto vendime bien në kundërshtim me vendimet e formës së prerë të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Lartë, duke krijuar një situatë të paprecedentë të pasigurisë juridike.

Sipas Pacollit, vonesat në realizimin e projektit nuk lidhen me investitorin koncesionar MABCO, i cili ka investuar mbi 310 milionë euro dhe ka përballuar i vetëm barrën financiare të projektit, por me pengesat që burojnë nga funksionimi i institucioneve dhe zbatimi i akteve që, sipas tij, bllokojnë ekzekutimin e vendimeve të instancave më të larta gjyqësore.

Ai paralajmëron se zvarritja e projektit po sjell pasoja të rënda për ekonominë kombëtare, zhvillimin e rajonit të Vlorës dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt për investimet strategjike.

Në deklaratën e tij, Pacolli shpreh shqetësim edhe për përfshirjen e strukturave shtetërore në rrethana që, sipas tij, kërkojnë hetim të plotë institucional për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Biznesmeni i bën thirrje Prokurorisë, organeve të rendit dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë me urgjencë për zhbllokimin e punimeve, garantimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe hetimin e çdo veprimi apo mosveprimi që ka ndikuar në krijimin e kësaj situate.

“MABCO mbetet e gatshme të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore, duke vënë në dispozicion çdo dokumentacion dhe provë të nevojshme për zbardhjen e plotë të çështjes”, thuhet në reagim.

Pacolli shpreh besimin se institucionet e drejtësisë do të veprojnë me profesionalizëm dhe paanshmëri, duke e konsideruar rastin si një test të rëndësishëm për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme