Politika 11 June 2026, 20:33 Nga VNA

Protestuesit: Nesër në shesh feston PS, mos bini pre e provokimeve

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit: Nesër në shesh feston PS, mos bini pre e provokimeve

Në protestën e mbrëmjes së sotme para Kryeministrisë, disa prej aktivistëve që morën fjalën iu referuan edhe aktivitetit që Partia Socialiste pritet të zhvillojë nesër në Sheshin Italia me rastin e 35-vjetorit të krijimit të saj.

Gjatë fjalimeve, protestuesit u bënë thirrje qytetarëve të shmangin çdo provokim dhe të ruajnë qetësinë, pavarësisht zhvillimeve politike të ditës së nesërme.

“Nesër qytetarët do të jenë sërish në shesh. Ata që do të përpiqen të fshihen pas turmës për të mos dalë në fotografi, le ta bëjnë vetë zgjedhjen e tyre”, u shprehën disa prej folësve, duke ironizuar pjesëmarrjen në festën e socialistëve.

Aktivistët theksuan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke këmbëngulur se qëllimi i tyre mbetet ndryshimi politik dhe reagimi qytetar ndaj klasës së vjetër politike.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme