Politika 12 June 2026, 15:14 Nga VNA

Protesta në orën 18:00, Rama feston 35-vjetorin e PS pak metra më larg

Ndaje në Whatsapp
Protesta në orën 18:00, Rama feston 35-vjetorin e PS pak metra më

Protesta e qytetarëve do të zhvillohet edhe këtë mbrëmje në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa në të njëjtën orë kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Sheshin Italia.

Dy tubimet do të zhvillohen vetëm pak metra larg njëri-tjetrit. Organizatorët e protestës, gjatë mbrëmjes së kaluar, u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin çdo provokim dhe të ruajnë karakterin paqësor të tubimit.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të aktivitetit të Partisë Socialiste do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës, duke u bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme