Politika 13 June 2026, 16:13 Nga VNA

Arlind Qori në ballë të protestës në Rrjoll: nuk mund të ndërtohet në zona të mbrojtura

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori në ballë të protestës në Rrjoll: nuk mund

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, së bashku me deputetin Redi Muçiu, iu bashkuan protestës kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll. Në një prononcim për mediat, Qori deklaroi se rrethimi i kantierit me tela me gjemba është i paligjshëm, pasi pengon kalimin e lirë të qytetarëve drejt detit dhe cenon një hapësirë publike.

Sipas tij, projekti është ngritur mbi atë që ai e cilësoi si grabitje të pronave të banorëve të zonës. Qori tha se pronarët legjitimë të tokave janë lënë mënjanë, ndërsa përfitues kanë qenë interesa të fuqishme ekonomike. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për ndërhyrjen në një zonë të mbrojtur, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e ndërtimit.

“Si mund të rrethosh me tela me gjemba kalimin e qytetarëve në det? Kjo është e paligjshme dhe është mbështetur mbi vjedhjen e pronave të qindra qytetarëve. Pronarët me letra janë një e dy, ndërsa të shpronësuarit nga oligarkët janë me qindra. Këtu janë zona të mbrojtura, si mund të ndërtohet në këtë mënyrë? Përparësinë e kanë ata, ne jemi solidarë me ta”, u shpreh Qori.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme