Politika 13 June 2026, 19:55 Nga VNA

Dita e 14-të e protestës, një “kupon tatimor” gjigant ngrihet përballë qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Dita e 14-të e protestës, një “kupon tatimor” gjigant

Protesta kundër qeverisë dhe establishmentit politik hyri sot në ditën e saj të 14-të, ndërsa qytetarët sollën një tjetër formë simbolike të kundërshtimit në shesh. Mes pankartave dhe thirrjeve të zakonshme, vëmendjen e tërhoqi një “kupon tatimor” gjigant, ku ishin renditur disa nga çështjet më të debatuara të viteve të fundit dhe kostot e tyre të pretenduara për buxhetin e shtetit.

Në poster përfshiheshin inceneratorët, sterilizimi, check-up-i, arbitrazhet ndërkombëtare, PPP-të, tenderat e infrastrukturës, Durrës Marina dhe projekte të tjera, të shoqëruara me shifra që sipas autorëve të tij përfaqësojnë faturën e rëndë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Me një format që imitonte një faturë të zakonshme fiskale, por me një total prej mbi 5.5 miliardë eurosh, posteri u veçua si një nga elementët më origjinalë të protestës së kësaj mbrëmjeje, duke sintetizuar në një imazh të vetëm shumë prej akuzave që prej ditësh artikulohen nga protestuesit kundër qeverisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme