Politika 14 June 2026, 09:56 Nga VNA

Protesta e ditës së 14-të mbyllet me marshim nëpër rrugët e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Protesta e ditës së 14-të mbyllet me marshim nëpër

Protesta kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e djeshme në ditën e saj të 14-të, me një marshim që përshkoi disa nga akset kryesore të Tiranës. Pasi u grumbulluan para Kryeministrisë, protestuesit vijuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar pranë Bashkisë së Tiranës, Parlamentit, Unazës së Vogël, Drejtorisë së Policisë së Tiranës, Brrylit, Rrugës së Dibrës dhe zonës së Selvisë.

Në përfundim të marshimit, qytetarët mbërritën në Sheshin Skënderbej, ku u mbyll edhe protesta e mbrëmjes. Pjesëmarrësit përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa organizatorët njoftuan vijimin e protestave edhe në ditët në vazhdim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme