Politika 15 June 2026, 13:53 Nga VNA

Komentuesi vë Ramën në vështirësi: "Po përçmon protestuesit!" | Replikon kryeministri: "Nuk i fus të gjithë në një thes"

Ndaje në Whatsapp


Edi Rama po i qaset protestës në forma të ndryshme, duke kaluar nga etiketimet për "armiq të jashtëm", në diferencim dhe "ledhatim" të protestuesve.

Një prej qytetarëve e ka sfiduar sot hapur kryeministrin përmes një komenti, duke i vënë në dukje se nuk janë protestuesit, por vetë qeveria ajo që dëmton imazhin e Shqipërisë.

Argumenti i qytetarit që "gozhdoi" kryeministrin
‘Në një republikë normale, protestat nuk duhen demonizuar dhe as instrumentalizuar; ato duhen dëgjuar. Qytetarët nuk kanë detyrë të jenë të dobishëm për qeverinë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime, transparencë dhe respekt për shqetësimet e tyre. Demokracia nuk funksionon vetëm ditën e zgjedhjeve; ajo vazhdon edhe në sheshe, në debate publike dhe në zërin e kundërshtimit qytetar.

Po ashtu, është e padrejtë të ngarkohet protesta me përgjegjësinë për dëmtimin e imazhit të vendit apo të sezonit turistik. Imazhi i një shteti nuk dëmtohet nga qytetarët që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar, pot nga paaftësia për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ndërtuar besim. Demokracitë më të zhvilluara në botë përjetojnë protesta të vazhdueshme dhe kjo nuk i bën ato vende më pak tërheqëse për turistët apo investitorët.

Etiketimi i mijëra protestuesve si "turmë e manipuluar", "budallenj" apo vegla të "forcave destruktive" nuk është argument politik; është përçmim ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe’


Ndryshimi i taktikës nga Rama: Nga sulmi te "ledhatimi"
I ndodhur në vështirësi përballë kësaj logjike të qartë komunikimi, kryeministri është detyruar të replikojë. Këtë herë, ai ka zgjedhur të lërë mënjanë fjalët fyese dhe të përdorë një taktikë tjetër: atë të diferencimit dhe zbutjes së tonit.

“Askush nuk kërkon po ashtu mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit.

Askush nuk i ka futur të gjithë protestuesit në një thes, po kjo protestë ka brenda mozaikut të saj nga të gjitha dhe “turmën e manipuluar” e thanë vetë protestuesit e zhgënjyer nga ikja pas berihait mbrëmë natën”


Kryeministri e ka mbyllur komentin e tij me bindjen se Partia Socialiste dhe qeveria do të nxjerrin mësime nga kjo situatë, duke shtuar se mazhoranca ka me vete të vërteta të cilat njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i dinë shumë mirë.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme