Politika 15 June 2026, 20:45 Nga VNA

KLSH ngre alarmin: ASHK prej dy vitesh nuk lejon auditimin, kërkohet ndërhyrja urgjente e Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

dfvfvdfvd.png

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka ngritur shqetësimin se prej gati dy vitesh institucioni që ai drejton nuk ka akses në të dhënat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit për rikthimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Shehu deklaroi se mungesa e aksesit pengon kryerjen e auditimeve në një sektor me rëndësi të veçantë si ai i pronave. Sipas tij, transparenca në regjistrimin e pronave dhe garantimi i informimit të qytetarëve janë detyrime ligjore që duhet të respektohen.

Kreu i KLSH-së theksoi se problematikat në fushën e pronësisë kërkojnë monitorim të vazhdueshëm, duke përfshirë si pronat shtetërore ashtu edhe ato private. Ai bëri të ditur se janë depozituar edhe kallëzime lidhur me çështje që lidhen me ASHK-në, por nënvizoi se zgjidhja duhet të shkojë përtej rasteve individuale penale.

Situata e bllokimit institucional përkon me periudhën e drejtimit të ASHK-së nga Lorena Goxhobelli. Gjatë kësaj kohe janë shtuar denoncimet dhe debatet publike mbi çështjet e pronësisë, veçanërisht në zonat bregdetare. Vetëm në Kadastrën e Vlorës janë zëvendësuar të paktën 10 drejtues, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime publike për këtë situatë.

Ndërkohë, hetimet e fundit të SPAK, kanë zbuluar një sërë tjetërsimesh pronash që trafikantët e lëndëve narkotike kanë përvetësuar.

Çështja e pronave është evidentuar edhe në raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku kërkohet adresimi i abuzimeve, sidomos në zonat bregdetare dhe në rastet që prekin të drejtat e pronësisë së minoriteteve.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme