Politika 15 June 2026, 17:42 Nga VNA

SHBA: Më shumë investitorë amerikanë po shohin drejt Shqipërisë, por kërkojnë rregulla të qarta dhe siguri

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-15 at 5.41.30 PM.jpeg

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi se kompanitë amerikane po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje Shqipërisë, ndërsa theksoi se një numër investitorësh amerikanë tashmë operojnë në vend dhe të tjerë po shqyrtojnë mundësinë për të hyrë në tregun shqiptar.

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, diplomatja amerikane vlerësoi kuadrin e ri për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte, duke e cilësuar atë si një hap strategjik për të garantuar që Shqipëria të mbetet e hapur ndaj biznesit, por njëkohësisht të mbrojë interesat e saj kombëtare.

“Kompanitë amerikane janë këtu – në energji, ndërtim dhe teknologji – dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne”, deklaroi ajo.

Sipas diplomates amerikane, mekanizmi i shqyrtimit të investimeve nuk duhet parë si një procedurë burokratike, por si një instrument që garanton sigurinë ekonomike dhe tërheqjen e investimeve afatgjata. Ajo kujtoi se edhe politika amerikane e investimeve bazohet në parimin e mirëpritjes së kapitalit që nxit rritjen ekonomike, duke mbrojtur njëkohësisht infrastrukturën kritike dhe sektorët strategjikë.

E ngarkuara me punë theksoi se miratimi i ligjit është vetëm hapi i parë dhe se suksesi do të varet nga mënyra se si ai do të zbatohet në praktikë. Sipas saj, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në këtë proces, duke punuar me institucionet përgjegjëse për ta bërë funksional kuadrin e ri të investimeve.

Mesazhi i saj ishte i qartë: Shqipëria mund të tërheqë më shumë investime amerikane dhe ndërkombëtare vetëm nëse garanton transparencë, siguri juridike dhe rregulla të barabarta për të gjithë aktorët në treg.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme