Politika 15 June 2026, 16:56 Nga VNA

Pjerin Ndreu i mëson "moralin e malësorit me mandat socialistik" neomalsores

Ndaje në Whatsapp
Pjerin Ndreu i mëson "moralin e malësorit me mandat

Të jesh deputet në Shkodër dhe të vendosësh të dalësh nga grupi i Partisë Socialiste, nuk është thjesht një vendim politik, por një test i mirëfilltë i moralit dhe traditës sipas Kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pasi deputetja Marjana Koçeku zgjodhi të largohej nga grupi i PS-së, duke u pozicionuar në krah të protestave të qytetarëve, Ndreu nuk ka qëndruar indiferent dhe ka vendosur t'i kujtojë "mikes" së tij një parim të vjetër të përshtatur për kohët moderne, duke shkruar se aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën.

Sipas tij, të ndryshosh mendim apo ide është plotësisht normale dhe njerëzore, por të mbash mandatin pasi nuk përputhesh më me partinë që të vuri në krye të listës, këtu ndryshon puna. Morali i malësorit, sipas kësaj logjike, kërkon që "fisnikëria" e vërtetë të tregohet duke dorëzuar karrigen e deputetit e duke u kthyer në shtëpi.

Edhe pse Ndreu na siguron me sportivitet se ky largim nuk përbën ndonjë dramë për Partinë Socialiste, ai sërish gjen kohën të bëjë rojtarin e moralit politik për qarkun fqinj, duke na treguar se në botën e sotme, përfaqësimi i njerëzve në protestë mund të konsiderohet fare thjesht si një shkelje besimi ndaj partisë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme