Politika 16 June 2026, 08:20 Nga VNA

“E mora në telefon 'Neomalsoren' kur lexova lajmin e largimit”, deputeti i PS komenton vendimin e Marjana Koçekut

Ndaje në Whatsapp
“E mora në telefon 'Neomalsoren' kur lexova lajmin e

Deputetja e PS në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, njoftoi dje se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Kolegu i saj socialist Erion Malaj zbuloi se ka tentuar ta marrë në telefon Koçekun, kur lexoi lajmin e largimit, por telefoni i saj ka qenë i fikur.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Malaj u shpreh se çdo njeri merr vendimet e veta në jetë, dhe koha tregon se kush ka të drejtë.


“Deri në këto momente në asnjë mbledhje të grupit parlamentar nuk është shprehur as një lloj pakënaqësie, apo asnjë nga ato element që ne po përdorim. Znj.Koçeku në asnjë moment, deri para një jave, nuk ka pasur pakënaqësi. Unë me znj.Koçeku kam një marrëdhënie shumë korrekte, nuk di të them arsyen, qysh-tek, do ketë një komunikim zyrtar nga grupi parlamentar, ajo që di të them është se deri javën e kaluar znj.Koçeku edhe në cilësinë e sekretares së një Komisioni Parlamentar, ne na njoftonte për çdo gjë, pr.ligjet, mbledhjet. Ka pasur të gjitha qëndrimet në linjë me grupin tonë parlamentar. Kur kam lexuar në media atë që shkruajtën si status të znj.Koçeku unë kam bërë të vetmin veprim qytetar që mund të bëjë një koleg apo i ri, kam tentuar ta marrë në telefon për ta pyetur. Telefoni ka qenë i fikur, s’kam komunikuar dot me znj.Koçeku. Ka të drejtën e saj të mendojë si të dojë, nuk aludoj dot në këtë moment. Mua s’më zhgënjen sepse çdo njeri merr vendimet e veta në jetë. Koha i tregon gjërat kush ka të drejtë dhe kush s’ka të drejtë”, tha Malaj.  (A2 Televizion)

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme