Politika 16 June 2026, 10:41 Nga VNA

Veliaj: Nuk marr pjesë në seancë pa 24 fashikujt dhe provat digjitale

Ndaje në Whatsapp
Veliaj: Nuk marr pjesë në seancë pa 24 fashikujt dhe provat

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë. Veliaj nuk është paraqitur në seancë dhe, përmes një deklarate, i bën me dije gjykatës se: “Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”.

Po sipas Veliajt, gjykata nuk ka zbatuar dispozitën ligjore për ta nxjerrë nga kafazi prej xhami. “Kjo më jep të drejtë të marr pjesë si njeri i lirë në sallën e gjyqit”, shkruante kryebashkiaku.

Në vijim të seancës, Plarent Ndreca deklaroi se: “Ashtu si relatuat, z. Veliaj ka deklaruar se ende nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet. Bëhet fjalë për akte për të cilat ju morët vendim që t’i viheshin në dispozicion”.

“Për të qenë të sinqertë, në orën 15:30 u njoftuam nga sekretaria gjyqësore se janë dorëzuar aktet. Veliajt duhet t’i lihet koha e nevojshme të njihet me to, për të pasur mundësinë e një mbrojtjeje efektive”, tha Ndreca.

Prokurori Olsi Dado deklaroi se aktet procedurale, për të cilat vendosi gjykata, u përkasin të pandehurve të tjerë.

Gjykata vendosi të vijojë seancën, duke theksuar se vënia në dispozicion e akteve të kërkuara, për nga natyra e tyre, nuk përbën shkak për ndërprerjen apo shtyrjen e seancës.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme