Politika 16 June 2026, 11:18 Nga VNA

Këlliçi e Bylykbashi në Amsterdam me Niko Peleshin për të na ndihmuar të integrohemi.....

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po zhvillon këto kohë një axhendë intensive të asaj që e quan diplomaci parlamentare, duke bindur Evropën se jemi ashtu siç thotë Edi Rama, e jo siç qytetarët artikulojnë në sheshe. 

Deri këtu, asgjë e pazakontë. 

Por të mos i bashkoheshin në këto ekskursione për leksione demokracie edhe deputetët e Partisë Demokratike. 

Nga Austria, në Estoni, nga Greqia në Lituani, tani është koha për në Holandë. 

Herë Besard Xhaferri e Klodiana Çapja, e herë Haxhinasto me shokë, nga turneu në turne, niveli i përfaqësimit të opozitës, është rritur. 

Këto ditë, në Amsterdam, Niko Peleshin po e shoqërojnë vetë, Belind Këlliçi dhe Oerd Bylykbashi, të cilët po i japin një dorë Shqipërisë në rrugën e integrimit. 

Udhëtojnë bashkë, eksplorojnë bashkë, shijojnë bashkë, dhe demokratizohen po bashkë. 

Veçse fotot, i bëjnë veç. 

Ndonëse kryetari i Kuvendit i shfaq të gjithë duke i përfshirë në mesazhin e tij, demokratët nuk e pranojnë hapur që ndajnë misionet me qeverinë, dhe aq më pak, nuk bëjnë transparencë se çfarë qëndrimesh mbajnë në emër të shqiptarëve, kur ulen në këtë tryeza ndërkombëtare. 

Pasi jetojnë turnetë e demokracisë ku marrin leksione edhe për përfshirjen e opozitës në procese, vijnë në seancat e së enjtes, damkosin njëri-tjetrin dhe ankohen për vrasje të hapësirave të opozitës. 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme