Politika 16 June 2026, 12:36 Nga VNA

Oferta e Berishës për protestuesit: Gjeni deputetët që t’i heqin shumicën Ramës, votat tona janë gati

Ndaje në Whatsapp
Oferta e Berishës për protestuesit: Gjeni deputetët që

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka propozuar protestuesve një rrugë parlamentare për largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se nëse deputetë të Partisë Socialiste vendosin të shkëputen nga mazhoranca dhe t’i heqin Ramës shumicën parlamentare, opozita është e gatshme të japë votat e saj për një mocion mosbesimi.

Sipas Berishës, protesta mund të ushtrojë presion politik edhe ndaj deputetëve socialistë që nuk duan të identifikohen me qeverinë, duke krijuar kushtet për një ndryshim përmes Parlamentit. “Votat tona janë gati”, ishte mesazhi i kreut të opozitës për çdo nismë që do të synonte rrëzimin e qeverisë me mjete institucionale.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme