Politika 16 June 2026, 12:18 Nga VNA

Marta Kos: Projekti në Pishë Poro–Nartë duhet të respektojë standardet e BE-së, protesta është e drejtë themelore

Ndaje në Whatsapp
Marta Kos: Projekti në Pishë Poro–Nartë duhet të

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, deklaroi se projekti në zonën Pishë Poro–Nartë duhet të jetë plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor dhe standardet europiane të mbrojtjes së mjedisit.

Në një prononcim për gazetarët në Bruksel, Kos theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe se ky progres duhet të ruhet. Sipas saj, projekti do të vlerësohet në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 27 i negociatave për anëtarësim në BE, i cili lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Komisionerja bëri të ditur se autoritetet shqiptare kanë dhënë garanci se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis. Ajo nënvizoi se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian përbën garancinë më të fortë për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit sipas standardeve europiane, pasi i nënshtrohet monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm.

Duke komentuar reagimet publike ndaj projektit, Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e së drejtës për të protestuar, duke e cilësuar atë një të drejtë themelore në Bashkimin Europian dhe duke shprehur kënaqësinë që kjo e drejtë po respektohet edhe në Shqipëri.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme