Politika 16 June 2026, 21:54 Nga VNA

Laura Kërtalli: Protesta ka hyrë në fazë politike, gati t’i bashkohem një force të re

Ndaje në Whatsapp
Laura Kërtalli: Protesta ka hyrë në fazë politike, gati

Studentja Laura Kërtalli deklaroi se protesta qytetare ka kaluar tashmë nga faza e kundërshtimit të investimit në Zvërnec në një fazë me kërkesa të qarta politike, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve duhet të përkthehet në një lëvizje të organizuar politike.

E ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Kërtalli tha se do ta pranonte me kënaqësi ftesën për t’u bërë pjesë e një force të re politike. Sipas saj, protesta ka kaluar në dy etapa të ndryshme dhe tashmë mbart potencialin për t’u shndërruar në një lëvizje politike me një element të fortë unifikues.

“Ne e pranojmë me kënaqësinë më të madhe ftesën për t’u bërë pjesë e një lëvizje politike të re. Protesta tashmë është shndërruar në politike. Ka pasur dy faza, Zvërneci dhe faza e dytë që ka një sërë kërkesash me karakter politik. Kjo lëvizje që ne pretendojmë të bëjmë duhet të ketë një element unifikues që ta shndërrojë të gjithë këtë pakënaqësi në një lëvizje me karakter politik. Ky element duhet të jetë ajo që na bashkon të gjithëve, kombësia ose ndjenja nacionaliste”, u shpreh Kërtalli.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme