Politika 16 June 2026, 16:12 Nga VNA

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Konkurrencës të hetojë spitalet private dhe tregun e karburanteve

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i kërkon Autoritetit të Konkurrencës të

Kuvendi ka kërkuar sërish nga Autoriteti i Konkurrencës nisjen e një hetimi në tregun e spitaleve private, pavarësisht se nga monitorimi i vitit të kaluar nuk u konstatuan raste abuzimi me çmimet, ndonëse një kompani rezulton me pozitë dominuese në këtë sektor.

Deputeti i PS, Erion Braçe, u shpreh se ekzistenca e një pozite dominuese është e qartë dhe e dokumentuar, por sipas tij Autoriteti i Konkurrencës nuk pranon ekzistencën e abuzimit me çmimet. “Ka pozitë dominuese, por jo abuzim me çmimet. Autoriteti i Konkurrencës ka pasur elemente të paqëndrueshme në argumentimin se nuk ka abuzime në treg”, deklaroi ai.

Në projektrezolutën e këtij viti është përfshirë gjithashtu kërkesa për hetim të kompanive në sektorin e hidrokarbureve. Braçe solli si shembull edhe periudhën para funksionimit të Bordit të Transparencës, duke theksuar se çmimet e karburanteve kanë qëndruar të pandryshuara për muaj të tërë, gjë që sipas tij përbën një arsye të fortë për hetim më të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në rekomandimet e komisionit për këtë institucion kërkohet gjithashtu monitorimi i shoqërive të sigurimit për marrëveshjet e shkëmbimit të informacionit mbi primet e sigurimit të mjeteve, si dhe mbikëqyrja e tregut të shërbimeve televizive me pagesë.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme