Politika 17 June 2026, 11:29 Nga VNA

Marjana Koçeku zbulon Bajrat pas largimit nga PS dhe i denoncon ata në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Marjana Koçeku zbulon Bajrat pas largimit nga PS dhe i denoncon ata

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka publikuar reagimin e saj të tretë brenda pak ditësh, këtë herë me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Bajrave të Shkodrës.

“Nëse familjes teme i prekët qoftë edhe një qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku në rrjetet sociale.

Deklarata ka tërhequr vëmendje jo vetëm për tonin e ashpër, por edhe për faktin se emri i Bajrave është përdorur prej vitesh nga opozita si simbol i lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës. Pikërisht këta persona janë akuzuar vazhdimisht nga Partia Demokratike si pjesë e strukturave që kanë ndikuar në procese zgjedhore në favor të Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e fundit, Marjana Koçeku ishte e para në listën e PS-së në Shkodër.

Por përtej debatit politik, ngrihet edhe një pyetje tjetër. Marjana Koçeku nuk është një aktiviste e zakonshme dhe as një protestuese që publikon denoncime në Instagram. Ajo është deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe çdo pretendim për kërcënim ndaj saj apo familjes së saj, nëse ekziston, duhet të ndiqet përmes institucioneve ligjzbatuese.

Nëse një deputete pretendon se po kërcënohet për shkak të detyrës apo qëndrimeve të saj politike, atëherë çështja nuk zgjidhet me postime në rrjetet sociale. Këto pretendime duhet të denoncohen zyrtarisht dhe të hetohen nga organet kompetente, përfshirë SPAK-un nëse ka elementë që lidhen me krimin e organizuar.

Përndryshe, mesazhe të tilla mbeten vetëm deklarata publike që prodhojnë zhurmë politike, pa i dhënë opinionit publik asnjë provë dhe pa vënë në lëvizje mekanizmat që kanë detyrimin ligjor të zbardhin të vërtetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme