Politika 17 June 2026, 12:58 Nga VNA

PS replikon me Neomalësoren: Shko në polici sa më shpejt, nuk kemi deputetë krimi, por vote të lirë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-17 at 1.02.36 PM.jpeg

Në Komisionin e Politikës së Jashtme, mungoi Marjana Koçeku, deputete anëtare dhe sekretare e këtij komisioni. Por postimi i saj në rrjetet sociale ku aludon për kërcënime nga grupi i Barajve, hapi debat. 
PD kërkoi reagim dhe distancim, ndërsa PS kërkoi adresim në polici. 

Albana Vokshi: Si është e mundur, nëse është e vërtetë që një deputete të kërcënohet? Nëse Marjanës i shkojnë Barajt, mua më kanë ardhur Xhabaftët. Nëse Rama i quan protestuesit fashiste, normal që mbillet përçarje e urrejtje. Ne në këtë komision nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Rama duhet të dalë të distancohet. Të gjithë ju duhet të distancoheni nga kërcënimi i një kolegeje. 

Igli Hasani: Çdo gjë tjetër është për konsum. Ne do të vazhdojmë të forcojmë dhe repsketojmë ligjin. Kush ka kërcënime, organet kompetente janë gjithmonë atë. Të mos e përdorim këtë plëatformë për gjëra personale. Këtu nuk ka përfaqësues të krimit, deputetët kanë ardhur përmes votës së lirë. Kush ka indicie sa më shpejt ti drejtohet policisë së shtetit. Nuk e kthejmë shoqërinë për postime. 

Sara Mila (replika pa mikrofon me Vokshin): Jam fëmijë demokracie unë, nuk jam fëmijë komunizmi si ju. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme