Politika 17 June 2026, 12:31 Nga VNA

Rama sulmon protestuesit: Ekstremistët e kërkojnë pushtetin nga rruga

Ndaje në Whatsapp

fgbfgfgb.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestës që prej 18 ditësh po zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i ka cilësuar protestuesit si “ekstremistë që kërkojnë pushtetin duke filluar nga rruga”, ndërsa ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, sjell retorika e urrejtjes dhe intimidimi ndaj mendimit ndryshe.

Rama shkruan se historia ka treguar se lëvizjet ekstremiste synojnë të zëvendësojnë dialogun me presionin e turmës, duke përdorur frikësimin, linçimin publik dhe bullizmin si mjete për të imponuar qëndrimet e tyre.

Sipas kryeministrit, fenomeni është përforcuar nga rrjetet sociale, ku, sipas tij, kushdo që nuk pajtohet me mendimin e shumicës bëhet objekt fyerjesh, kërcënimesh dhe fushatash të organizuara damkosjeje.

Në reagimin e tij, Rama thekson se qëllimi i këtyre praktikave nuk është debati demokratik, por krijimi i një klime frike që i shtyn qytetarët të heshtin.

Duke iu referuar një videoje të publikuar nga qendra e Tiranës, kryeministri pretendon se sjelljet e shfaqura gjatë protestës përbëjnë një tjetër dëshmi të gjuhës së urrejtjes dhe të mungesës së qytetarisë demokratike në tubimin e organizuar kundër qeverisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme