Politika 17 June 2026, 11:49 Nga VNA

Komisioni i Venecias "bekon" marrëveshjen PS-PD, por ju lë detyra shtëpie për paratë e fshehta në fushatë

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Venecias ka ndezur dritën jeshile për projektligjin e dakordësuar mes socialistëve dhe demokratëve për financimin e partive politike, por "paqja" mes palëve nuk ka kaluar pa u marrë në sitë. Edhe pse ekspertët e Këshillit të Europës e shohin këtë draft si një hap serioz drejt modernizimit, transparencës dhe kontrollit të rreptë mbi kuletën e politikës, ata kanë lënë në tryezë gjashtë "shuplaka" në formë rekomandimesh që duhet të plotësohen para votimit në Kuvend.

Në opinionin e miratuar në sesionin plenar të 12-13 qershorit, Venecia kërkon me ngulm që të ndalet depërtimi i donacioneve të huaja, të luftohen paratë e fshehta dhe t'i jepen "dhëmbë" KQZ-së për të hetuar çdo qindarkë të dyshimtë.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias
A. Të sigurohet që rregullat që lidhen me financimin e zakonshëm të partive politike dhe ato që lidhen me financimin e fushatave zgjedhore të harmonizohen dhe të mos bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

B. Të parashikohen rregullime më të sakta dhe më të detajuara në vetë projektligjin, duke lënë për aktet nënligjore vetëm aspektet teknike, si dhe të garantohet që rregullat zbatuese të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave të bazohen në kritere mjaftueshëm të qarta, objektive dhe të parashikueshme.

C. Të rregullohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse financimi i fshehtë dhe financimi indirekt përmes palëve të treta, si dhe përmes entiteteve të lidhura ose të kontrolluara nga partitë politike.

D. Të përcaktohet qartë në ligj që raportet financiare të partive politike duhet të përfshijnë, në mënyrë të detajuar dhe të ndarë sipas kategorive:

-të gjitha burimet e të ardhurave;

-të gjitha shpenzimet;

-pasuritë;

-detyrimet financiare;

-kreditë dhe huatë;

-borxhet;

-garancitë;

-kontributet në natyrë;

-shërbimet e ofruara nën vlerën e tregut;

-transaksionet me entitete të lidhura;

-mbështetjen publike në natyrë;

-shpenzimet për median dhe komunikimin dixhital;

-grantin për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e të rinjve.

Gjithashtu, duhet të merret në konsideratë raportimi më i shpeshtë financiar, veçanërisht gjatë viteve zgjedhore.

E. Të forcohet mbikëqyrja e financimit të partive politike, duke:

-krijuar mekanizma të qartë bashkëpunimi ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera shtetërore;

-garantuar që KQZ të ketë mandat të qartë, kompetenca të plota dhe burime të mjaftueshme për të mbikëqyrur në mënyrë efektive dhe proaktive financimin e partive politike;

-siguruar që KQZ të ketë mundësi të hetojë shkeljet e dyshuara të rregullave të financimit politik;

-rregulluar më në detaje strukturën e posaçme për financimin, monitorimin dhe kontrollin e financimit të partive politike që planifikohet të krijohet brenda KQZ-së, duke përfshirë garanci për pavarësinë e saj;

-forcuar pavarësinë e ekspertëve kontabël që kryejnë auditimin e raporteve financiare të partive politike.

F. Të rishikohen dispozitat për sanksionet, në mënyrë që:

-të ketë sanksione për shkeljen e të gjitha detyrimeve dhe ndalimeve të parashikuara nga ligji;

-të ekzistojë një gamë më e gjerë masash ndëshkuese, që të jenë efektive, proporcionale dhe parandaluese;

-të shqyrtohet rritja e disa gjobave administrative;

-masa e ndalimit të një partie për të marrë pjesë në zgjedhje për shkak të shkeljeve të caktuara të ligjit të zbatohet vetëm në raste të rënda, si masë e fundit, pasi partisë t’i jetë dhënë mundësia për të korrigjuar shkeljen dhe vetëm pas një kontrolli gjyqësor efektiv.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme