Politika 8 October 2024, 20:06 Nga VNA

Berisha bën thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar: Jemi pranë tyre në çdo minutë

Ndaje në Whatsapp
Berisha bën thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar: Jemi

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kërkuar lirimin e protestuesve që u arrestuan pas tubimit të mbrëmjes së djeshme. Berisha tha se do të jetë me ta deri në momentin e lirimit të tyre, ndërsa theksoi se me protestën e djeshme ishin më shumë njerëz se kurrë.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, të cilët mbrëmë ishit më shumë se kurrë, më të fuqishëm se kurrë, më të pamposhtur se kurrë në mosbindjen civile, marshin drejt Tiranës. Ju me protestën tuaj, me qëndresën tuaj, rezistencën e pamposhtur, mbetët pararendës të mosbindjes civile që do sjellë qeverinë teknike dhe votën e lirë të shqiptarëve.

Të dashur miq, një përshëndetje të përzemërt dua t’u përcjell demokratëve, të cilët narko-komisarët e pabesë i kanë arrestuar, Xhevahir Rrushi, Gentian Tugën, Ilir Tushën dhe Sokol Bushkolën. I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë. Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë. Lironi vëllezërit, kjo është thirrja jonë!”, tha Berisha.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme