Kronika 6 May 2025, 14:57 Nga VNA

Bast me shokët, gjimnazisti në Gjirokastër hidhet nga kati i dytë, shpëton

Ndaje në Whatsapp
Bast me shokët, gjimnazisti në Gjirokastër hidhet nga kati i

Një 17-vjeçar nga gjimnazi "Siri Shapllo" në Gjirokastër është hedhur nga dritarja e katit të dytë dhe ndodhet aktualisht në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në ambientet e gjimnazit. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se gjatë një loje me një shok klase, i riu është hedhur nga dritarja e katit të dytë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bazuar në dëshmitë e nxënësve, policia ka mësuar se 17-vjeçari është hedhur për shkak të një basti prej 10 mijë lekësh të vjetra, që ai mund të hidhej nga ajo lartësi. Si pasojë e rënies, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme