Kronika 6 May 2025, 14:24 Nga VNA

Dhunoi kamionistin, Gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit

Ndaje në Whatsapp
Dhunoi kamionistin, Gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë caktoi masën e sigurisë "detyrim për t’u paraqitur" ndaj Alti Nallbatit, vëllait të deputetit Bledjon Nallbati. Ai ishte arrestuar pak ditë më parë, pas një incidenti me një shofer kamioni në zonën e Bilishtit. Njoftimi i gjykatës: Më datë 06.05.2025, ora 12:30, u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë seanca me objekt: “Vlerësimi i arrestimit në flagrancë dhe caktimi i masës së sigurimit ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit A.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, të parashikuara nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.”

Në përfundim të shqyrtimit, gjykata vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë.

Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.N.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme