Kronika 6 May 2025, 13:14 Nga VNA

GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll

Ndaje në Whatsapp
GJKKO shpall të pafajshëm kryetarin e bashkisë Devoll

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin e GJKKO-së, e cila shpalli të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro, si dhe të pandehurit Vojsava Bregu, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo. Duro akuzohej për shpërdorim detyre, së bashku me katër vartësit e tij, në lidhje me dhënien e një lejeje dhe autorizimi për një shoqëri tregtare për ngritjen e një stacioni shitjeje karburanti në Devoll.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Duro dhe vartësit e tij i pajisën shoqërinë tregtare “Genci Petrol” sh.p.k me autorizim për tregtimin me pakicë të karburantit, në kundërshtim me ligjin. Prokuroria argumentonte se autorizimi ishte dhënë pavarësisht se, në vitin 2019, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte vendosur prishjen e pikës së karburantit.

Ashtu si GJKKO, edhe Gjykata e Apelit, pas shqyrtimit të çështjes, arriti në përfundimin se fakti nuk përbën vepër penale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme