Kronika 6 May 2025, 13:23 Nga VNA

Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin që mbeti nën masivin e shembur, policia arreston drejtuesin teknik të kompanisë kineze

Ndaje në Whatsapp
Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin që mbeti nën

 

Policia e Dibrës ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë kineze të përpunimit të kromit "Hua Yi sh.p.k.", Admir Lala, nën dyshimet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Bëhet fjalë për kompaninë pranë së cilës punonte 29-vjeçari Ardit Beshiri, trupi i pajetë i të cilit ndodhet ende nën masivin e dheut që u shemb ndërsa ai po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit. Aksidenti fatal ndodhi tre ditë më parë, por për shkak të terrenit të vështirë, trupi i të riut ende nuk është nxjerrë.

Burime nga policia thanë se pajisjet e kërkimit nuk kanë mundur të lokalizojnë vendndodhjen e saktë për shkak të masës së madhe të mineralit, dhe kërkimet deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.

Babai i 29-vjeçarit ka bërë thirrje për ndihmë nga shteti për të gjetur trupin e të birit. Kërkimet janë ende në vazhdim.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme