Kronika 26 August 2026, 19:36 Nga VNA

Arrestohet Ergys Agasi, ndalohet pranë Durrësit bashkë me Uljan Shpatarakun

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Ergys Agasi, ndalohet pranë Durrësit bashkë me Uljan

Arrestohet Ergys Agasi, një nga emrat kryesorë të dosjes së AKSHI-t dhe i shpallur në kërkim nga SPAK prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Burime për VNA bëjnë me dije se Agasi është ndaluar nga policia në afërsi të Durrësit. Sipas të njëjtave burime, forcat e rendit e kanë pikasur fillimisht në zonën e Elbasanit dhe më pas e kanë ndjekur deri në momentin e ndalimit.

Bashkë me Agasin është ndaluar edhe Uljan Shpataraku, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Shpataraku ishte shpallur në kërkim nga Policia e Himarës më 6 gusht 2026, pas një kallëzimi nga punonjësit e një hoteli në Dhërmi, të cilët pretenduan se ishin kanosur dhe kërcënuar prej tij pas një konflikti verbal.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ndalimit të tij bashkë me Agasin, si dhe nëse Shpataraku ka pasur rol në lëvizjen apo shoqërimin e biznesmenit të kërkuar nga SPAK.

Agasi ishte shpallur në kërkim më 16 dhjetor 2025, në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t. Ai dyshohet për përfshirje në një skemë të manipulimit të prokurimeve publike, ku në hetim janë përfshirë ish-drejtues të AKSHI-t, biznesmenë dhe persona të tjerë të lidhur me procedurat e tenderimit.

SPAK ka ngritur ndaj tij dyshime për vepra të rënda penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Ndërkohë kanë dalë në dritë detaje nga arrestimi u Ergys Agasit, i shumëkërkuari i SPAK. Sipas burimeve të besuara ai është vëzhguar për dy javë me radhë në Elbasan e Durrës derisa u ndalua tek Plepat në shoqërinë e Ulian Shpatarakut, ish-zyrtar policie. Në makinën me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe çanta brenda të cilave nuk dihet çfarë ka, por po kontrollohen nga policia. Për arrestimin e tij ende nuk ka një reagim zyrtar, por pasi të përfundojë aksioni do të ketë reagim. Ergys Agasi dhe Ulian Shpataraku janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.

 

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme