Kronika 26 August 2026, 16:37 Nga VNA

Vrasja e shqiptares në Greqi, policia zbardh detajet: Dy thika u gjetën në banesë, arrestohet bashkëshorti

Ndaje në Whatsapp

dcssdc.jpeg

Detaje të reja janë zbardhur nga autoritetet greke për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rodopi, ku 44-vjeçarja shqiptare Esma Meço humbi jetën pasi u godit me thikë brenda banesës së saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Helenike, bashkëshorti i viktimës, Bujar Meço, 53 vjeç, me origjinë nga Gramshi, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen.

Ngjarja u zbulua mesditën e 26 gushtit, kur një i afërm gjeti Esma Meçon brenda banesës, të plagosur rëndë me një mjet të mprehtë. 44-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin e Komotinit, por nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të marra.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se 53-vjeçari ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas ka plagosur veten.

Bujar Meço u transportua me ambulancë në spital, ku po merr trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.

Gjatë këqyrjes së banesës, autoritetet sekuestruan dy thika, të cilat pritet t'i nënshtrohen ekspertizës në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të krimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme