Politika 9 October 2024, 11:27 Nga VNA

Albana Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën, i drejtohet dëshmitarit: Dil përjashta

Ndaje në Whatsapp
Albana Vokshi përplaset me Plarent Ndrecën, i drejtohet

Në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, situata u tensionua rëndë sot, kur deputetët e Partisë Demokratike u përjashtuan nga mbledhja. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë sallës, pasi Garda e Republikës nuk i lejoi të marrin pjesë, mbledhja u hap nga deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca.

Ky veprim shkaktoi një përplasje të ashpër verbale mes Ndrecës dhe kryetares së komisionit, Albana Vokshi, e cila reagoi me nervozizëm ndaj vendimit për të vazhduar mbledhjen pa praninë e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi ka kërkuar largimin e dëshmitarit Gentian Opre nga salla. Vokshi, e irrituar nga refuzimi i dëshmitarit për të dalë, ka kërkuar ndihmën e Gardës së Republikës

Debatet

Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.

Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.

Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.

Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.

Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...

Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne

Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj. Do bërtas sa të dua… zoti Opre dil përjashta se jemi për procedurë, o Garda nxirre përjashta dëshmitarin

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme