Politika 9 October 2024, 11:01 Nga VNA

Belind Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive, aksioni opozitar do të përshkallëzohet

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi: Protesta nuk ishte brenda pritshmërive, aksioni

Ish-kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta e fundit e opozitës nuk përmbushi pritshmëritë e tij, duke theksuar se duhej të ishte më e ashpër dhe më e fortë. Protesta u shoqërua me hedhje të dhjetëra bidonëve me molotov drejt institucioneve kryesore dhe përfundoi me 13 të lënduar në radhët e policisë dhe protestuesve.

Këlliçi theksoi se ky ishte vetëm akti i parë i një mosbindjeje civile që do të vijojë dhe do të intensifikohet. Ai paralajmëroi se aksionet do të përshkallëzohen, duke përfshirë të gjitha 12 qarqet e vendit dhe ndoshta edhe institucione ndërkombëtare si Parlamenti Europian.

“Nuk ishte brenda pritshmërive. Pritshmëritë ishin që protesta të ishte më e ashpër dhe më e fortë. Ishte akti i parë i mosbindjes civile. Në javët në vijim, aksioni do të zgjerohet gjeografikisht,” tha Këlliçi për A2 CNN.

Ai u shpreh gjithashtu se përballë një mazhorance që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe një “narkoshteti”, opozita nuk ka më alternativa përveç përplasjes. Këlliçi garantoi se protestat e ardhshme do të jenë edhe më të fuqishme, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, e jo pushtet “në tavolinë”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme