Bota 6 January 2025, 22:53 Nga VNA

Zelensky: Rusia ka humbur 15 mijë ushtarë në Kursk

Ndaje në Whatsapp
Zelensky: Rusia ka humbur 15 mijë ushtarë në Kursk

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pesë muajve luftimesh kundër forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, me gati 15 000 ushtarë të vrarë.

“Gjatë operacionit në Kursk, armiku i ka humbur tashmë 38.000 ushtarë të vet në këtë drejtim, ndërsa gati 15.000 prej atyre humbjeve janë të pakthyeshme”, tha Zelensky në një video-fjalim të hënën.

Zelensky nuk dha prova kur foli për humbjet e Rusisë në këtë rajon.

Ukraina e nisi në gusht inkursionin e madh në rajonin e Kurskut dhe prej atëherë ka nën kontroll pjesë të territorit rus, edhe pse ushtria ruse thotë se ia ka dalë ta rimarrë kontrollin në shumicën e tyre.

Ukraina ka thënë se e ka nisur një ofensivë të re në këtë rajon të dielën, por ka dhënë pak hollësi. Disa vende perëndimore dhe Ukraina thonë se mbi 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë duke luftuar përkrah forcave ruse në Kursk.

Rusia as nuk e ka pranuar e as mohuar praninë e trupave koreanoveriore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se e ka ndalur përparimin e forcave ukrainase dhe se i ka shkatërruar forcat kryesore të saj pranë vendbanimit Berdin, afër një rruge që shkon në verilindje drejt qytetit të Kurskut.

Ministria tha gjithashtu se forcat ruse kanë bërë përparime të rëndësishme në Ukrainën lindore, përfshirë pushtimin e qytezës së Kurahoves.

Presidenti ukrainas Zelensky nuk e përmendi Kurahoven në fjalimin e tij.

Ai tha se forcat ukrainase kanë krijuar një zonë të sigurisë në rajonin e Kurskut, ku Rusia ka transferuar njësi të fuqishme ushtarake. Sipas tij, kjo ia ka pamundësuar Moskës që t’i dislokonte ato forca në zona kyçe të vijës së frontit në Ukrainën lindore. /Radio Evropa e Lirë

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme