Bota 6 Janar 2025, 21:51 Nga VNA

Elon Musk nuk ndalet, pas Gjermanisë kërkon rrëzimin e qeverisë në Britani

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk nuk ndalet, pas Gjermanisë kërkon rrëzimin e

Elon Musk nuk di të ndalet. Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj qeverisë gjermane dhe kancelarit ende në detyrë, Olaf Scholz, miliarderi amerikan ia ka vënë syrin një tjetër kabineti dhe kryeministri në Europë.

Keir Starmer dhe qeveria e tij laburiste në Britaninë e Madhe janë objektivat e rinj të Musk, i cili ka tronditur rrjetin me një sondazh në profilin e tij në platformën ‘X’, ku pyet nëse “SHBA duhet të çlirojë Britaninë e Madhe nga qeveria e saj” aktuale, të cilën e konsideron tiranike.

Sondazhi i Musk pati më shumë se 10 milionë shikime dhe përdoruesit në masë dërrmuese, gati 700,000 prej tyre, mbështetën idenë se Amerika duhet të çlirojë Britaninë nga qeveria e saj.

Ky është i fundit në një seri postimesh të Musk në platformën ‘X’, në të cilat ai ka kritikuar qeverinë laburiste të kryeministrit Keir Strammer.

Musk gjithashtu akuzoi sot në platformën ‘X’ Starmer si bashkëpunëtor në përdhunimet në grup në Britani, sepse ai nuk arriti të ndiqte penalisht bandat që kryenin përdhunimet në grup të vajzave të reja kur ishte kryeprokurori i Britanisë.

Po ashtu Musk bëri thirrje për arrestimin e zv/ministres së Mbretërisë së Bashkuar për dhunën ndaj grave, Jess Phillips. Ai tha se Phillips duhet të burgoset pasi ajo refuzoi një kërkesë të Home Office për të urdhëruar një hetim kombëtar për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Oldham, Angli.

Në shënjestrën e Musk ishte këtë fundjavë edhe Nigel Farage, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen si lider i partisë Reforma të krahut të djathtë të Britanisë së Madhe. Sakaq, Farage u distancua nga mbështetja e Musk për aktivistin anti-musliman britanik të së djathtës ekstreme Tommy Robinson, i cili po vuan një dënim me 18 muaj burg për shpërfillje të gjykatës.

Mediat spekuluan se Musk, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, mund të ndajë një donacion të madh monetar për partinë Reforma që mund ta ndihmojë atë të "sfidojë" Partinë Laburiste dhe Partinë Konservatore.

Musk muajin e kaluar mbështeti një tjetër parti të ekstremit të djathtë, duke dalë në krah të Alternativës për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për tu zhvilluar më 23 shkurt, ndërsa ka një raport të konsoliduar me kryeministren italiane të “Vëllezërve të Italisë”, Giorgia Meloni.

 

Video

Një fishekzjarr gjigant – ndër më të mëdhenjtë e botës sa i përket shpërthimit të vetëm – është ndezur në qiellin e Nagaoka, në prefekturën Niigata të Japonisë, duke krijuar një shpërthim spektakolar që tërhoqi vëmendjen e mijëra spektatorëve dhe u shpërnda gjërësisht në rrjetet sociale.

Pas mesnate, në disa zona të kryeqytetit belg, Bruksel, janë shënuar incidente serioze sigurie, ku grupe të rinjsh kanë hedhur fishekzjarre drejt forcave të policisë dhe kanë vënë zjarr objekteve në mes të rrugëve, sipas burimeve zyrtare. Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para pas ndërrimit të viteve, duke detyruar autoritetet të forcojnë praninë policore për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe për të neutralizuar situatat e rrezikshme.

Policia në Holandë u përball me një nivel “të paprecedentë dhune” gjatë festimeve të Vitit të Ri. Oficerët u qëlluan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa sulmet ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në mbarë vendin.

Ky është moment i shpërthimit të zjarrit në një resort turistik në Zvicër duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me viktima e të plagosur. Nga pamjet, zjari ka shpërthyer rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë në zonën turistike të Crans-Montana, teksa njerëzit po festonin vigjiljen e vitit të ri. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme