Rajoni 3 October 2026, 16:11 Nga VNA

Vuçiç ndez fushatën në Serbi: Plenkoviç, Kurti e Gjukanoviç janë nervozë, zbulon edhe të ftuarin special

Ndaje në Whatsapp
Vuçiç ndez fushatën në Serbi: Plenkoviç, Kurti e

Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe  për kryeministër, Aleksandër Vuçiç, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke iu drejtuar qytetarëve përmes rrjeteve sociale.

Gjatë fjalimit të tij, Vuçiç deklaroi se sheh, sipas tij, nervozizëm në rajon, duke përmendur emra të politikanëve nga Mali i Zi, Kroacia dhe Kosova.

“Po shoh nervozizëm në rajon. Zvicer, Gjukanoviç, Plenkoviç, Kurti janë nervozë. Ata do të vazhdojnë me të gjitha presionet e mundshme”, tha Vuçiç, sipas raportimit të “Nova.rs”.

Ai vijoi duke krahasuar moshën e kandidatëve të listave rivale, duke pretenduar se kandidatët e opozitës janë në total 1,075 vjet më të vjetër se kandidatët në listën e tij.

Vuçiç foli gjithashtu për atë që e cilësoi si rritje të ideologjisë naziste dhe për marrëdhëniet e vendeve të rajonit me Kosovën dhe Shqipërinë.

“Me frikë e shohin rritjen e ideologjisë naziste. Shpresoj që fqinjët tanë të mund ta kapërcejnë këtë”, tha ai, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet në rajon.

Në vijim të fjalimit, Vuçiç iu referua edhe sloganit “Za dom spremni”, të përdorur nga regjimi ustash gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Që të këndojmë ‘Za dom spremni’, atë film nuk do ta shikoni në Serbi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Vuçiç bëri të ditur edhe se në mitingun e SNS-së në Arenën e Beogradit do të marrë pjesë si i ftuar special kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

“Do të pres një mysafir të rëndësishëm, një mik të madh të Serbisë. Mysafiri im në Arenë do të jetë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico”, tha Vuçiç.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të zhvillohen më 25 tetor. Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 27 shtator.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme