Rajoni 29 September 2026, 17:53 Nga VNA

Çështja për ish-krerët e UÇK-së kalon në Apel, caktohen gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen

Ndaje në Whatsapp

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur përbërjen e panelit të Gjykatës së Apelit që do të shqyrtojë çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Caktimi i trupit gjykues vjen pas aktgjykimit të shkallës së parë të shpallur më 16 shtator, ndaj të cilit palët kanë të drejtë të ndjekin procedurat e apelimit.

Sipas njoftimit, në panelin e Apelit janë caktuar gjyqtarët Kai Ambos, Michèle Picard dhe Nina Jørgensen, ndërsa gjyqtari rezervë është Emilio Gatti.

Paneli do të ketë në shqyrtim pretendimet e ngritura në fazën e apelimit dhe argumentet e paraqitura nga palët lidhur me vendimin e shkallës së parë.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u shpallën fajtorë në shkallën e parë për disa akuza për krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Vendimi i 16 shtatorit nuk është përfundimtar dhe procesi tashmë vijon në shkallën e Apelit.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme