Rajoni 29 September 2026, 20:58 Nga VNA

PDK vendos kusht për Kuvendin: Asnjë çështje tjetër pa u trajtuar ligji për Specialen

Ndaje në Whatsapp
PDK vendos kusht për Kuvendin: Asnjë çështje tjetër

Partia Demokratike e Kosovës ka kushtëzuar vazhdimin e punimeve në Kuvend me trajtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, deklaroi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se grupi parlamentar i partisë nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit për çështje të tjera, pa u sjellë dhe diskutuar më parë ligji për Dhomat e Specializuara.

“Asnjë deputet i yni nuk do të jetë në Kuvend pa e diskutuar ligjin që ne e kemi kërkuar. Është iniciativë që i përgjigjet nevojës që sot e ka Kosova”, tha Deliu-Kodra.

Ajo theksoi se nisma lidhet edhe me mbështetjen financiare dhe institucionale për ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Sipas saj, PDK-ja ka pritur që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë dhe jo vetëm të shprehë mbështetje politike përmes deklaratave.

“Kemi pritur që së paku Qeveria, në raste si kjo, të mos e dëshmojë vetëm me një deklaratë vullnetin e saj politik, por kur cenohen themelet e shtetit, një qeveri normale do të duhej të sillej jo vetëm me seriozitet, por të dëshmonte gjithë mbështetjen”, deklaroi ajo.

Deliu-Kodra e cilësoi si prioritet çështjen e ligjit për Specialen, duke e lidhur atë me mbështetjen institucionale për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së kritikoi gjithashtu qeverinë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, për vonesat në procedimin e projektligjit. Ajo pretendoi se procedurat për marrjen e opinioneve nga ekspertët mund të shtyjnë procesin përtej afatit të 6 tetorit.

Kjo çështje është bërë një nga temat kryesore të debatit politik në Kosovë ditët e fundit. PDK-ja ka kërkuar që projektligji të procedohet sa më shpejt në Kuvend, ndërsa më 29 shtator deputeti Përparim Gruda kërkoi që ai të dërgohet për miratim para 6 tetorit, duke argumentuar se Kuvendi mund të shpërndahet pas kësaj date.

Një ditë më parë, Deliu-Kodra i kishte bërë thirrje ministres Gërvalla që të procedonte projektligjin në Qeveri, në mënyrë që ai të kalonte më pas në Kuvend për votim. Ajo tha se 99 deputetë nga parti të ndryshme e kishin mbështetur me votë një deklaratë lidhur me luftën e UÇK-së dhe ish-krerët e saj në Hagë, duke kërkuar që ky qëndrim politik të pasohej me veprime institucionale.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme