Bota 3 July 2025, 17:11 Nga VNA

Vendim historik/ Gjykata e Lartë në SHBA: Fëmijët mund të mos lexojnë libra me përmbajtje LGBTQ+

Ndaje në Whatsapp
Vendim historik/ Gjykata e Lartë në SHBA:  Fëmijët mund

 

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që shkollat duhet të lejojnë fëmijët të përjashtohen, për arsye fetare, nga dëgjimi i leximit me zë të lartë të librave që përmbajnë personazhe gej ose transgjinorë — një vendim historik që shihet si fitore për të drejtat fetare në arsim.

Në një çështje që nxori në pah ndarjen mes pikëpamjeve fetare dhe laike në SHBA, gjykata doli në anën e prindërve nga shteti i Merilendit të cilët protestuan se nuk kishin asnjë mënyrë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga përmbajtja e gjashtë librave që ata i cilësonin si të papranueshëm.

Vendimi detyron bordin arsimor të qarkut Montgomery – që administron shkollat në disa nga lagjet më të pasura të periferi të Uashingtonit – të ofrojë mundësi për përjashtim nga mësimi.

Në çështjen Mahmoud kundër Taylor, tre grupe prindërish — myslimanë, katolikë romakë dhe të krishterë ortodoksë — u ankuan se politika e bordit arsimor në thelb i detyronte fëmijët e tyre të dëgjonin tregime që, sipas tyre, promovonin “ideologji politike mbi jetën familjare dhe seksualitetin njerëzor që janë në kundërshtim me shkencën e shëndoshë, arsyen e shëndoshë dhe mirëqenien e fëmijëve”.

Një nga librat, “Dasma e xhaxhait Bobi”, përfshin një personazh gej që martohet, ndërsa një tjetër, “I Lindur Gati: Historia e Vërtetë e një Djali me Emrin Penelopë”, flet për një fëmijë transgjinor.

Prindërit e përfshirë në këtë çështje u ankuan pasi autoritetet arsimore kishin vendosur që nuk do të njoftonin paraprakisht prindërit kur një nga këto libra do të lexohej në klasë, duke pamundësuar kështu largimin e fëmijës nga klasa gjatë atij momenti.

Vendimi u dha pas një seance në prill, ku disa nga gjyqtarët konservatorë të gjykatës – të cilët përbëjnë një shumicë 6 me 3 – shfaqën simpati ndaj ankesës së prindërve, pas refuzimit të gjykatave të nivelit më të ulët për të detyruar autoritetet arsimore të ndryshojnë politikën.

Në vendimin e tij, gjyqtari konservator Samuel Alito shkroi:

“Ne prej kohësh e kemi njohur të drejtën e prindërve për të drejtuar ‘rritjen fetare’ të fëmijëve të tyre. Dhe kemi vendosur që këto të drejta shkelen kur politikat qeveritare ndërhyjnë ndjeshëm në zhvillimin fetar të fëmijëve.”

Në fund të vendimit të Alito-s thuhet:

“Derisa të përfundojnë të gjitha proceset e apelimit në këtë çështje, bordi [arsimor] duhet të detyrohet të njoftojë paraprakisht [prindërit] sa herë që një nga librat në fjalë, apo ndonjë libër tjetër të ngjashëm, do të përdoret në ndonjë mënyrë dhe t’u japë atyre mundësinë ta përjashtojnë fëmijën nga ajo pjesë mësimore.”

Vendimi nxiti kundërshtime të ashpra nga gjyqtarja liberale Sonia Sotomayor, e cila tha se arsimi publik është menduar të jetë një përvojë bashkuese për fëmijët dhe “mjeti më i gjerë për promovimin e fatit tonë të përbashkët”.

Por ajo shtoi se ky koncept do të bëhej “veç një kujtim” nëse nxënësit “izolohen nga ekspozimi ndaj ideve dhe koncepteve që mund të bien ndesh me besimet fetare të prindërve të tyre”.

Vendimi vjen në një kontekst më të gjerë reagimi konservator në shumë shkolla dhe biblioteka publike në SHBA – veçanërisht në shtete të drejtuara nga republikanët – ku është bërë përpjekje për të ndaluar libra që konsiderohen të papranueshëm nga konservatorët socialë, sidomos ata që trajtojnë tema LGBTQ+ ose pabarazinë racore.

Shoqata Amerikane e Bibliotekave vlerëson se janë të paktën 112 projektligje në nivel shtetëror që synojnë të zgjerojnë përkufizimin e asaj që konsiderohet e pahijshme apo e dëmshme për fëmijët dhe të kufizojnë kompetencat e bibliotekarëve për të zgjedhur librat që mbajnë në koleksionet e tyre.

Në një deklaratë kundër vendimit, organizata Katolikët për Zgjedhjen tha:

“Gjykata e Lartë vendosi se është në rregull që prindërit t’u mësojnë fëmijëve të diskriminojnë dhe të gjykojnë ata që janë ndryshe prej tyre.”

Zëvendëspresidentja e kësaj organizate, Taylor Tuckerman, shtoi:

“Është gjithashtu e rëndësishme që fëmijët të mësojnë se dallimet tona – në fe, orientim seksual, shprehje gjinore, racë, sfond ekonomik e të tjera – kontribuojnë në një komunitet të lulëzuar dhe nuk janë diçka për t’u turpëruar.”

The Guardian

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme