Sociale 28 August 2025, 11:00 Nga VNA

Për herë të parë, komunitetet fetare shqiptare “flasin” për Gazën

Ndaje në Whatsapp
Për herë të parë, komunitetet fetare shqiptare

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, që përfaqëson pesë komunitetet kryesore fetare në vend — Katolikët, Ortodoksët, Myslimanët, Bektashinjtë dhe Vëllazërinë Ungjillore — ka nxjerrë një deklaratë të përbashkët mbi situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Në dokument kërkohet përfundimi i menjëhershëm i luftës, lirimi i të gjithë pengjeve, ndalimi i dhunës dhe mbrojtja e jetës së civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, si dhe sigurimi i ndihmës humanitare.

Ky dokument ka një rëndësi të veçantë: për herë të parë, Kryetari i Komunitetit Mysliman dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve kanë “folur” për Gazën, në kuptimin që ata kanë firmosur deklaratën. Megjithatë, ata nuk kanë shprehur ende një qëndrim personal, publik dhe zyrtar. Deklarata reflekton solidaritetin ndërfetar dhe gatishmërinë e të gjithë komuniteteve fetare shqiptare për të ndërmarrë hapa për paqe dhe drejtësi.

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, që përbëhet nga përfaqësuesit e të gjitha pesë komuniteteve, riafirmon se paqja e qëndrueshme ndërtohet mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë, dhe u bën thirrje botës për përpjekje të përbashkëta drejt një zgjidhjeje të drejtë dhe humanitare në Tokën e Shenjtë.

Postimi i plotë

#Deklaratë_për_shtyp

 


Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, ka ndjekur me vëmendje ndër vite çdo shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka cenuar paqen sociale dhe bashkëjetesën shoqërore. Sot, ne komunitetet fetare në Shqipëri, bashkojmë zërin tonë me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku ne bëjmë pjesë, thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve.

KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.

Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.

Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, për të siguruar menjëherë ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë dhe përreth saj.

 


Zoti i bekoftë paqendërtuesit!

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:

Mons. Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kryetar i KNFSH-së

H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë

Fortlumturia e Tij Joani, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve

Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme