Kronika 26 August 2025, 10:49 Nga VNA

Detaje tronditëse nga grabitja në shtëpinë e zyrtares së KPP. Katër të armatosur marrin djalin e familjes

Ndaje në Whatsapp
Detaje tronditëse nga grabitja në shtëpinë e zyrtares

A.Skeja, nëna e zyrtares së KPP Lindita Skeja, kjo e fundit e pandehur për abuzime me tenderat ka rrëfyer detaje tronditëse të grabitjes së shtëpisë së saj në 2021.

“Isha në shtëpi sëbashku me djalin tim Gëzim, nusen e tij dhe tre fëmijët e tij të moshës 14.10 dhe 8 vjeçarë. Rreth orës 23:30 u hap dera me forcë ndërkohë që po shikonim televizor dhe u futën brënda katër persona të cilët ishin të veshur me uniformë policie, me këpucë me qafq me lidhëse, pantallona të gjata, xhaketa me stampa policie, në duar mbanin armë zjarri të llojit aotpmatik. Këta persona mbanin maska si ato të antikovidi dhe kapele shapke me strehë ngjyrë të zezë.

Këta persona ishin të moshës 30 vjeç, kurse një tjetër ishte rreth 50 vjeç, dhe dy personat e tjerë të moshës 40-45 vjeç. Ne ishim të gjithë në katin e parë dhe ata pasi u futën na drejtuan armët, njëri prej tyre më vendosi armën tek koka dhe mori telefonint që ishte në tavolinë, po kështu mori të gjithë telefonat e tjerë të fëmijëve. Djalin e lidhën me një palë pranga folën vetëm pak me dialektin e Shqipërisë së mesme. Njëri prej tyre kërkoi celësat e dhomave që ndodhen në katin e dytë të shtëpisë. Një prej tyre me automatik na mbajti në katin e parë të gjithëve, djalin e lidhur e futën në një makinë jashtë ku kishte dhe tre persona të tjerë, të gjithë këta me armë gati për të qëlluar, të gjithë mbanin në duar doreza me ngjyrë të zezë. Tre prej tyre u futën në katin e dytë dhe kontrolluan shtëpinë, një prej tyre na tha se na ka dërguar qeveria këtu, se djemtë e tu janë arrestuar në Angli dhe ne do bëjmë kontroll banese. Më pas na ngjitën të gjithëve përveç djalit dhe na mbajtën mbyllur në katin e dytë me celës dhe më pas u larguan pasi morën djalin me vete” tha ajo.

Gruaja shpjegon se një nga makinat ishte e llojit foristradë me ngjyrë të zezë dhe një furgon me ngjyrë të zezë si furgon policie.

Makina nuk kishte mbishkrim, në duar mbanin radio si të policisë dhe i thonin njëri – tjetrit shef, pasi u larguan ne qëndruam dhe 20-30 minuta brenda dhe më pas me kujdes hapëm derën dhe pamë se ata ishin larguar.

“Di që djalin e kishin zbritur nga makina në rrugw në Labinot të Elbasanit”, përfundon gruaja.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme