Bota 31 August 2026, 21:30 Nga VNA

Vdes gruaja që hapi kutinë e zezë të McGonigal-it. Allison Guerriero, ndërron jetë në Florida.

Ndaje në Whatsapp
Vdes gruaja që hapi kutinë e zezë të McGonigal-it. Allison

Ish-e dashura e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju-Jork, Allison Guerriero, ka vdekur në shtëpinë e saj në Florida. Lajmin e solli e publikoi sot në mbrëmbje Daily Mail. Sipas tabloidit britanik, babai i saj, Bill, 80 vjeç, tha se e bija u nda nga jeta në darkën e 27 gushtit. Ai hodhi poshtë idenë se ajo mund të kishte vrarë veten: "Nuk do ta bënte kurrë."
Shkaku zyrtar i vdekjes, deri tani, nuk është bërë publik nga policia.

Guerriero njihet në Shqipëri si gruaja që dërgoi e-mail në FBI dhe dha detaje që ndihmuan hetimin ndaj Charles McGonigal: çantën me para në banesën e Brooklyn-it, udhëtimet e padeklaruara dhe lidhjet që më vonë dolën në dy dosje gjyqësore. McGonigal u dënua në SHBA në dy procese: një për fshehjen e parave dhe kontakteve të lidhura me Shqipërinë, një për punën me oligarkun rus Oleg Deripaska. Është në burg.

Fjalët e fundit publike

Në rrjetet, Guerriero nuk heshti deri në fund. Më 27 gusht, të njëjtën ditë që babai thotë se vdiq, ajo postonte ende. Në mëngjes shkruante se po i përgjigjej një gazetareje për një shkrim mbi McGonigal. Thoshte se disa gjëra i kishte thënë me ironi dhe se donte t’i qartësonte. Në pasdite ngrinte zërin për fjalën e lirë: "Tani deep state më ka mbyllur gojën. Unë s’kam të drejtë fjale."
Nënshkrimi i llogarisë së saj mbeti i njëjtë deri në fund: "E dorëzova tradhtarin e dënuar dy herë, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal."
Nga 28 gushti llogaria s’ka më postime.

Dihet pak për të, aktualisht jetonte në Florida, pasi kishte probleme të gjata shëndetësore pas një zjarri dhe sëmundjesh, dhe se vazhdonte të fliste publikisht për dosjen. Nuk dihet shkaku mjekësor. Daily Mail flet për vdekjen si "misterioze" dhe sjell "mesazhet e fundit".

Për Shqipërinë emri i saj mbetet i lidhur me një fakt të thjeshtë: pa atë e-mail dhe pa dëshminë e saj, pjesa e McGonigal-it që prek Tiranën do të kishte mbetur më e errët.

Video

Një video e re nga incidenti pas ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia sjell pamje të përplasjes mes presidentit të klubit shkodran, Alban Xhaferi, dhe një prej gjyqtarëve. Në pamje, Xhaferi shihet duke iu afruar arbitrit dhe duke e goditur me grusht.

KPP “shpëton” tenderin 340 mijë euro të Celibashit/ Kriteret si “kostum me porosi”, por KPP mbyll sytë para elefantit në dhomë

Drejtori i Doganës dhe ai i Tatimeve; Garancia që Rama e mban besën…

Të ruajmë unitetin e Partisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme