Bota 11 August 2026, 17:01 Nga VNA

Trump u largua në fshehtësi nga Turqia, operacioni u zhvillua pas kërcënimit iranian për atentat

Ndaje në Whatsapp

dcsdcsdc.webp

Presidenti amerikan Donald Trump u largua në fshehtësi nga Turqia drejt Britanisë së Madhe muajin e kaluar, me një avion ushtarak, ndërsa Shtëpia e Bardhë la të kuptohej se ai po udhëtonte me Air Force One.

Sipas Washington Post dhe New York Times, operacioni i pazakontë u ndërmor pas një kërcënimi të besueshëm nga Irani për një atentat ndaj presidentit amerikan.

Trump ndodhej në Ankara për samitin e NATO-s kur u aktivizua operacioni i sigurisë. Sipas Washington Post, presidenti fillimisht hipi në avionin e vjetër Air Force One, në sy të kamerave dhe gazetarëve. Vetëm pak minuta më vonë, ai u transferua në fshehtësi drejt një avioni më të vogël, C-32A të Forcave Ajrore amerikane.

Transferimi u krye përmes një mjeti që përdoret zakonisht për transportimin e ushqimeve dhe furnizimeve në avionë, sipas një zyrtari amerikan të cituar nga gazeta. Operacioni u konfirmua edhe nga një zyrtar për New York Times.

Vendndodhja reale e Trumpit iu mbajt e fshehtë jo vetëm gazetarëve, por edhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Sipas Washington Post, kërcënimi i besueshëm ndaj jetës së presidentit, që dyshohej se vinte nga Irani, aktivizoi atë që zyrtarët e përshkruan si një “operacion mashtrimi”.

Administrata amerikane kishte deklaruar më herët se Trump ishte larguar nga Turqia më 8 korrik me avionin e vjetër Air Force One. Vetë presidenti kishte njoftuar në Truth Social se do të përdorte “ish-Air Force One” dhe jo avionin e ri me të cilin kishte mbërritur në Turqi, një Boeing 747-8 të dhuruar nga Katari.

Ndërkohë, avioni C-32A që transportonte Trumpin u nis drejt Britanisë dhe mbërriti në bazën RAF Mildenhall rreth orës 22:20 me orën lokale. Avioni i vjetër Air Force One, me gazetarët në bord, mbërriti vetëm pak minuta më vonë, sipas Washington Post.

Gjatë fluturimit, gazetarëve që besonin se ndodheshin në të njëjtin avion me presidentin iu kërkua të mbanin të mbyllura perdet e dritareve të kabinës së medias. Sipas gazetës, edhe disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë nuk ishin në dijeni se Trump kishte ndërruar avion.

Kur gazetarët e pyetën më vonë presidentin për arsyen e mbylljes së dritareve, Trump u përgjigj se ata “ndoshta po bënin një fluturim të rrezikshëm”.

“Nëse më heqin qafe mua, ju heqin edhe ju. Apo jo?”, shtoi presidenti.

Sipas New York Times, Trump u transportua me automjet nga avioni me të cilin kishte mbërritur në Turqi drejt avionit të vjetër Air Force One. Ai hipi në të përmes një hyrjeje tjetër dhe më pas u shfaq në mënyrën e zakonshme në pjesën e përparme të avionit.

Gazetarët raportuan se Trump zbriti nga Air Force One në orën 22:56. Ai përshëndeti mediat me shenjën e paqes, por nuk ndaloi për të folur me gazetarët. Më pas përshëndeti ushtarakët amerikanë të vendosur në bazë dhe u drejtua drejt avionit të ri të dhuruar nga Katari.

Një operacion i ngjashëm mashtrimi ishte përdorur edhe në vitin 2000, kur presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton udhëtoi drejt Pakistanit me një avion pa shenja dalluese, ndërsa Air Force One u përdor si mjet për të devijuar vëmendjen.

Pas publikimit të detajeve për operacionin, Shtëpia e Bardhë tha se avioni i dhuruar nga Katari është pajisur me protokolle sigurie të nivelit të lartë për mbrojtjen e presidentit dhe stafit të tij.

Drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, deklaroi se administrata përdor “çdo mjet” në dispozicion për t’iu përgjigjur kërcënimeve ndaj presidentit.

“Siç ka thënë së fundmi presidenti, ka shumë armiq të Amerikës që e kanë vënë atë në shënjestër dhe ne përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve”, tha Cheung.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një sipërfaqe me shkurre në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe godinën e shkollës së mesme. Falë bashkëpunimit mes zjarrfikësve dhe dhjetëra banorëve lokalë, flakët u izoluan pas rreth 10 orësh përpjekje. Nga zjarri u dogj rreth gjysmë hektari me bimësi, por fatmirësisht u parandalua prekja e zonës së banuar.

Një vatër zjarri po përhapet me shpejtësi në Parkun Kombëtar Lurë–Mali i Dejës, duke rrezikuar një nga sipërfaqet e pakta të mbetura me pishë të zezë. Për shuarjen e flakëve po operojnë nga ajri dy helikopterë, ndërsa në terren po punojnë rreth 20 zjarrfikës, punonjës të zonave të mbrojtura dhe vullnetarë. Banorët kërkojnë ndërhyrje maksimale për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të parkut.

Një zjarr ka shpërthyer këtë të martë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku flakët e nisura në kodër janë përhapur me shpejtësi drejt një kabine të ujësjellësit, të favorizuara nga era dhe bimësia e thatë. Për shkak të rrezikut se zjarri mund të përparojë drejt zonave të banuara pranë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e plotë të flakëve.

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë në Kolumbi ka shkaktuar panik edhe në Aeroportin e Pereira-s, ku një Airbus A320 u trondit fuqishëm në pistë për 46 sekonda përpara se të ngrihej pa pasoja. Pavarësisht kësaj, pasojat në qytet janë tragjike: shembja e çatisë së terminalit i mori jetën 3 personave, ndërsa bilanci i përgjithshëm në Pereira ka arritur në 66 viktimë nga shembja e dhjetëra ndërtesave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme