Bota 5 September 2026, 14:34 Nga VNA

Trump: Putini nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n, Witkoff dhe Kushner me planin për t’i dhënë fund luftës

Ndaje në Whatsapp
Trump: Putini nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n, Witkoff dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin nuk ka ndërmend të sulmojë territorin e NATO-s, ndërsa ka konfirmuar se administrata amerikane po intensifikon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”, tha Trump gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale. I pyetur për qëndrimin e presidentit rus dhe rrezikun e një përshkallëzimi ndaj vendeve të Aleancës, Trump u shpreh se e njeh mirë liderin e Kremlinit.

“Po flas me Putinin. E njoh shumë mirë”, tha presidenti amerikan.

Në të njëjtën kohë, Trump bëri të ditur se të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, janë nisur drejt Rusisë dhe Ukrainës me një propozim konkret që synon t’i japë fund konfliktit, i cili ka hyrë në vitin e pestë.

“Steve Witkoff dhe Jared Kushner sollën me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi Trump, duke vlerësuar dy të dërguarit e tij si negociatorë të aftë dhe duke thënë se ata kanë ndihmuar më parë në zgjidhjen e disa konflikteve.

Witkoff dhe Kushner pritet të vizitojnë fillimisht Moskën, ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë rusë, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Kievit për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zelenskyy ka konfirmuar se dy përfaqësuesit amerikanë pritet të mbërrijnë në Ukrainë të dielën.

Trump ka shprehur optimizëm për misionin diplomatik, duke deklaruar se ekziston një mundësi e mirë për të arritur një marrëveshje. Megjithatë, detajet e propozimit amerikan nuk janë bërë ende publike, ndërsa negociatat zhvillohen në një moment kur sulmet ruse dhe ukrainase vazhdojnë dhe tensionet mbeten të larta.

Misioni i Witkoff dhe Kushner shihet si një përpjekje e re e Washingtonit për të rikthyer në tryezën e negociatave Moskën dhe Kievin, pas muajsh pa një përparim të rëndësishëm diplomatik.

Video

Një tren pasagjerësh i kompanisë PKP Intercity është përplasur fuqishëm me një kamion në një kryqëzim hekurudhor në Gdansk të Polonisë, pasi automjeti i tonazhit të rëndë mbeti i bllokuar mes barrierave. Ngjarja ndodhi më 3 shtator, pranë stacionit Gdansk Lipce, ndërsa në tren udhëtonin rreth 300 pasagjerë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet dramatike para përplasjes. Kamioni portokalli ndodhet në mes të shinave, ndërsa barriera e kryqëzimit është ulur. Në vend që të largohej menjëherë nga zona e rrezikut, drejtuesi tentoi të lëvizte automjetin para dhe pas, por nuk arriti të dilte në kohë nga shinat. Pak çaste më vonë, treni që udhëtonte në linjën Gdynia–Zielona Gora e goditi me forcë kamionin, duke e shkatërruar pjesërisht dhe duke shpërndarë mbetje në të gjithë zonën.

Policia ka mbyllur qarkullimin e automjeteve në Bypass-in e Himarës. Në këtë segment lejohet lëvizja vetëm e mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të emergjencës. Masa vjen për shkak të zjarrit që po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe hotele. Ka nisur evakuimi i banorëve dhe turistëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa Bashkia u ka bërë thirrje të largohen dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Situata me zjarrin në Himarë vijon të jetë e rënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuuimet e para. Deri më tani raportohet se një banesë është përfshirë dhe është djegur nga flakët, ndërsa rreth 40 shtëpi të tjera ndodhen në rrezik. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për shuarjen dhe izolimin e vatrave, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme