
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, do të largohet nga detyra në fund të muajit gusht.
Leavitt, 28 vjeç, ka qenë zëdhënësja kryesore e administratës Trump dhe përgjegjëse për komunikimin e përditshëm të Shtëpisë së Bardhë me mediat.
Largimi i saj vjen pak kohë pasi iu rikthye detyrës, pas pushimit të lehonisë. Ajo mungoi nga prilli deri në korrik dhe u rikthye në podiumin e Shtëpisë së Bardhë në mesin e muajit korrik.
Sipas raportimeve, Leavitt do të largohet nga roli i përditshëm i sekretares së Shtypit për t’i kushtuar më shumë kohë familjes, por pritet të mbetet një këshilltare e jashtme e rëndësishme për Trumpin dhe zë me peshë në Partinë Republikane përpara zgjedhjeve afatmesme.
Leavitt u emërua në këtë post në fillim të mandatit të dytë të Trump, duke u bërë personi më i ri në histori që ka mbajtur detyrën e sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.






















