Bota 15 September 2024, 12:36 Nga VNA

Tjetër gafë e Joe Biden gjatë prezantimit të Kamala Harris në takimin e kongresmenëve afro-amerikan

Ndaje në Whatsapp
Tjetër gafë e Joe Biden gjatë prezantimit të Kamala Harris

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një tjetër gafë gjatë prezantimit të Kamala Harris në takimin e fondacionit të konventës së kongresmenëve afro-amerikanë në Washington.

81-vjeçari u ngatërrua duke iu referuar vetes si president, i cili shërben “krah presidentit të parë me ngjyrë”, pa mundur ta përfundojë fjalinë e tij në mënyrë të qartë.

Në ceremoni presidentit iu akordua edhe një medalje, përpara se t’ia linte podiumin kandidates presidenciale Demokrate, Kamala Harris.

CBC është një grup kongresmenësh afro-amerikanë, i cili përbëhet kryesisht nga kongresmenë Demokratë, ndonëse vizioni i themeluesve të kësaj konvente ishte ai i një organizate që do t'i tejkalonte ndasitë politike.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme