Bota 10 Shtator 2024, 14:49 Nga VNA

Zyrtarët palestinezë thonë se një sulm izraelit vrau të paktën 40 veta në një zonë humanitare

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarët palestinezë thonë se një sulm izraelit vrau të

Një sulm izraelit në një kamp tendash që strehonte palestinezë të zhvendosur nga lufta në Gaza, vrau të paktën 40 njerëz dhe plagosi 60 të tjerë mëngjesin e së martës, thanë zyrtarët palestinezë. Izraeli tha se kishte vënë në shënjestër militantë "të rëndësishëm" të Hamasit dhe mohoi numrin e të vdekurve.

Ky ishte ndër sulmet më vdekjeprurëse deri më tani në Muwasi, një zonë që shtrihet përgjatë bregut të Gazës, të cilën Izraeli e caktoi si një zonë humanitare për qindra mijëra civilë. Mbrojtja Civile e Gazës tha se reaguesit e saj të parë gjetën 40 trupa pas sulmit dhe familje të tëra u vranë në tendat e tyre. Spitali Nasser në Khan Younis, një nga tre spitalet ku janë dërguar viktimat, tha se më shumë se një duzinë trupash u sollën pas sulmit.

Një kameraman i agjencisë së lajmeve Associated Press, pa 10 trupa në morgun e spitalit, përfshirë dy fëmijë dhe tri gra. Ushtria izraelite tha se kishte goditur militantët e Hamasit, duke përfshirë tre persona të identifikuar si operativë të lartë, në një qendër komandimi dhe kontrolli të vendosur në zonë. Ai tha se të tre ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin e 7 tetorit dhe sulmet e tjera të fundit kundër Izraelit dhe forcave izraelite.

Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, kundërshtoi numrin e raportuar të viktimave në një postim në platformën X, duke thënë se raportet “nuk përputhen me informacionin që ka (ushtria izraelite)”.

Hamasi lëshoi një deklaratë duke mohuar se ka pasur ndonjë militant në zonë, duke i quajtur akuzat izraelite një "gënjeshtër”. As Izraeli dhe as Hamasi nuk dhanë prova për të vërtetuar pretendimet e tyre.

Lufta në Gaza u nxit nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar në Izraelin jugor, që la pas vetes rreth 1200 të vrarë. Rreth 250 veta u morën peng. Sulmet hakmarrëse të Izraelit kanë lënë pas vetes më shumë se 40,900 palestinezë të vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, megjithëse ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin disa mijëra militantë.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti kanë kaluar muaj të tërë në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe për të siguruar lirimin e pengjeve, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht./VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme