Bota 6 Shtator 2024, 14:54 Nga VNA

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Ndaje në Whatsapp
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë oficerëve të zbulimit rus dhe një shtetasi civil rus në lidhje me një sulm të madh kibernetik, i cilësuar nga prokurorët amerikanë si goditja e parë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës.

Të enjten, Departamenti i Drejtësisë akuzoi rusët për kryerjen e e sulmit dashakeqës "WhisperGate" në janar të 2022 që synonte të dobësonte infrastrukturën civile të Ukrainës përpara sulmit rus një muaj më pas. "Sulmi WhisperGate pati si objektiv infrastrukturën civile dhe sistemet kompjuterike ukrainase krejtësisht të palidhura me ushtrinë ose mbrojtjen kombëtare, që përfshijnë agjencitë qeveritare përgjegjëse për shërbimet e urgjencës në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe arsimin, duke synuar dëmtimin e moralit të ukrainasve”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Matthew Olsen. Sulmi "mund të konsiderohet si goditja e parë luftës", tha agjenti i posaçëm i FBI-së, Bill DelBagno, duke folur së bashku me zotin Olsen gjatë një konference për shtypin në Baltimor të Merilendit. Akuza e bërë publike të enjten është rezultat i një operacioni të FBI-së të koduar “Ushtarët lodër”, bazohet në akuzat e ngritura fillimisht në qershor kundër 22-vjeçarit rus Amin Stigal, një civil i akuzuar se ka kryer sulm kibernetik për të ndihmuar inteligjencën ruse përpara agresionit ndaj Ukrainës. Si pjesë e sulmit, Amin Stigal dhe agjentët e Njësisë 21955 të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse, ose GRU, përdorën infrastrukturën kibernetike të disa kompanive me bazë në SHBA për kryer ato që fillimisht dukej të ishin sulme “ransomware”, sulme në të cilat hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura, por që synonin në fakt të fshinin të gjitha të dhënat kritike. Sipas aktakuzës, me Amin Stigalin kanë bashkëpunuar agjentët rusë të njësisë GRU: Vladislav Borovkov, Denis Denisenko, Yuriy Denisov, Dmitriy Goloshubov dhe Nikolay Korchagin. Zyrtarët e FBI-së thanë se njësia GRU ka operuar gjithashtu me emrat Cadet Blizzard, Ember Bear dhe Dev-0586, duke kryer sulme kibernetike në infrastrukturën kritike në të gjithë Evropën, Amerikën Qendrore dhe Azi. Përveç akuzave të reja, zyrtarët amerikanë thanë se po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi secilin nga rusët e akuzuar. Zyrtarët thanë se po bashkëpunojnë me Interpolin për të dërguar të dhëna që mund të ndihmojnë në arrestimin e gjashtë rusëve. "I kemi futur në rreth. Ne e dimë se kush janë ata. Ka një shpërblim mbi ta dhe ne do t'i ndjekim pa pushim", tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Matthew Olsen. “Mesazhi është i qartë”, tha ai,"për njësinë GRU, e dime kush jeni e do u gjejmë". Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjigjur një kërkese të Zërit të Amerikës për koment. Një zyrtar kryesor ukrainas vlerësoi aktpadinë e SHBA-ve dhe punën shumëkombëshe që ndihmoi në ngritjen e akuzave./VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme