Bota 4 Shtator 2024, 21:32 Nga VNA

Pasi blenë armë nga Franca, zëvendëskryeministri serb takon Putinin: Nuk do t'u bashkohemi sanksioneve perëndimore

Ndaje në Whatsapp
Pasi blenë armë nga Franca, zëvendëskryeministri serb takon

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.

Komentet e Aleksandar Vulinit, ish shef i Shërbimit të fshehtë serb i cili është nën sanksionet amerikane, pasqyrojnë marrëdhëniet e ngushta të vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës, pavarësisht synimeve të shpallura të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Është një nder i madh për mua që kam privilegjin të flas me ju”, i tha ai Presidentit Putin. “Ju lutem më besoni kur them se është një inkurajim i madh për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë edhe pse e ka dënuar agresionin e Moskës. Presidenti Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendosja e sanksioneve nuk është në interesin kombëtar të Serbisë.

“Serbia nuk është vetëm një partner strategjik i Rusisë, Serbia është gjithashtu aleate e Rusisë”, tha Vulin. “Kjo është arsyeja pse trysnia e Perëndimit ndaj nesh është e madhe”.

Takimi i Vulinit me Presidentin Putin në qytetin e largët lindor të Rusisë, Vladivostok, ndodhi pak pasi presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Serbinë gjatë së cilës Beogradi nënshkroi një marrëveshje për të blerë avionë ushtarak francezë Rafale, një lëvizje që u pa si një largim i mundshëm nga Moska.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi më herët gjithashtu Beogradin për nënshkrimin e një marrëveshje të BE-së me Serbinë për lëndët e para të nevojshme në tranzicionin e gjelbër.

Takimi u zhvillua në kuadër të një forumi ekonomik të projektuar për të tërhequr investime të huaja. Duke përshëndetur Vulinin, Presidenti Putin shfaqi shpresën se zëvendëskryeministri i Serbisë do të jetë në gjendje “të shikojë nga afër dhe të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit me një rajon kaq të madh dhe premtues” si Lindja e Largët e Rusisë.

Zyrtari serb e siguroi Presidentin Putin se lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiçi është një Serbi që nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s, e cila kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse dhe e cila kurrë nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret për çfarëdo veprimi anti-rus”, tha ai.

“Serbia nuk është bërë dhe nuk do të bëhet pjesë e histerisë anti-ruse,” tha Vulin, i cili u ankua për situatën në Kosovë dhe Bosnjë. Ai tha se Prishtina po përpiqet te “ndryshojë situatën në terren, të shkelë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të kryej spastrim etnik të serbëve”.

Zyrtari serb akuzoi Bashkimin Evropian për moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke nënvizuar sic tha, dështimin e BE-së “për të zbatuar vendimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Ai tha se Republika Serbe në Bosnjë është “burim shqetësimi” meqë sipas tij, “ka trysni për zhvlerësimin” e entitetit serb dhe për të rrënuar Marrëveshjen e Dejtonit, që i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë.

“Kjo nuk është e mundur nëse doni paqe dhe qëndrueshmëri”, tha ai duke e falënderuar Rusinë për qëndrimin e saj kundër Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë.

Shtetet e Bashkuara sanksionuan Aleksandar Vulinin në muajin korrik të vitit 2023, duke e akuzuar atë për përfshirje në trafikun e armëve, narkotikëve dhe keqpërdorim të posteve publike dhe ndihmë për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit.

Vulini ka marrë dy medalje nderi nga Rusia.

Në prag të takimit të tij me presidentin rus, një zëdhënës i Departamentit ameirkan të Shtetit i tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës se qëndrimi amerikan për Aleksandar Vulinin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet amerikane.

Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara e vlerësojmë partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë në luftimin e agresionit rus në Evropë dhe për ndihma humanitare për popullin ukrainas. Përqendrimi amerikan është puna me udhëheqësit e Serbisë për të forcuar partneritetin strategjik midis dy vendeve, ndërsa Serbia ndërton një të ardhme të sigurt dhe të begatë në një Evropë të paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë, thuhet në deklaratë.

Perëndimi ka shtuar përpjekjet për të tërhequr rajonin e trazuar në gjirin e tij, nga frika se Rusia mund të nxisë trazira për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Ballkani përjetoi luftëra të shumta në vitet 1990 dhe tensionet vazhdojnë të jenë ende të larta. /VOA

 

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme