Bota 1 Shtator 2024, 11:00 Nga VNA

Ishin rrëmbyer nga Hamasi, gjenden trupat e gjashtë pengjeve në Gaza. Mes viktimave një qytetar amerikan

Ndaje në Whatsapp

Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se trupat u gjetën të shtunën në një tunel nëntokësor në zonën Rafah.

IDF i emëroi pengjet si Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Master Sgt Ori Danino. Zëdhënësi Daniel Hagari tha se një vlerësim fillestar ishte se pengjet ishin “vrarë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak para se t’i arrinim ata”.

Pasi u konfirmua vdekja e Goldberg-Polin – një qytetar amerikan – presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte “i shkatërruar dhe i zemëruar” nga lajmi. Një grup që përfaqëson familjet e atyre që mbahen peng në Gaza ka kërkuar që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “t’i drejtohet kombit dhe të marrë përgjegjësinë për braktisjen e pengjeve”.

Forumi i Familjeve të Pengjeve tha se të gjashtë të mbajtur robër ishin “vrarë në ditët e fundit, pasi i mbijetuan pothuajse 11 muaj abuzimi, torture dhe urie në robërinë e Hamasit”. “Vonesat në nënshkrimin e marrëveshjes kanë çuar në vdekjen e tyre dhe të shumë pengjeve të tjerë”, shtuan ata në një deklaratë.

Në deklaratën e saj të dielën në mëngjes duke njoftuar vdekjet, IDF tha se trupat ishin “kthyer në territorin izraelit”. “Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor [2023] dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.

Në deklaratë shtohet se familjet e tyre tashmë janë njoftuar. Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se “zemra e një kombi të tërë është copëtuar me lajmin” e vrasjes së tyre. “Në emër të Shtetit të Izraelit, unë përqafoj familjet e tyre me gjithë zemër dhe kërkoj falje që nuk arrita t’i sjellim në shtëpi të sigurtë”, shtoi ai.

Ndërkohë, Biden tha në një deklaratë se “Hersh ishte mes të pafajshmëve të sulmuar brutalisht ndërsa merrte pjesë në një festival muzikor për paqen në Izrael më 7 tetor”. “Ai humbi krahun duke ndihmuar miqtë dhe të huajt gjatë masakrës së egër të Hamasit. Ai sapo kishte mbushur 23 vjeç. Ai planifikoi të udhëtonte nëpër botë. “Unë kam njohur prindërit e tij, Jon dhe Rachel. Ata kanë qenë të guximshëm, të mençur dhe të palëkundur, edhe pse kanë duruar të paimagjinueshmen,” tha zoti Biden.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.

Ndërmjetësuesit e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit po përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje armëpushimi që do ta bënte Hamasin të lironte 97 pengjet që ende mbahen në Gaza, duke përfshirë të paktën 27, të cilët supozohen të vdekur, në këmbim të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite./BBC/

Video

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK me thirrjet: “Largohu Bashkim Ulaj. Larg duart nga pronat tona. SPAK të bëjë drejtësi. S’e lëshojmë pronën pa gjak.” Janë bashkuar edhe banorë të Durrësit që janë kundër projektit të TID.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë në protestë përpara Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Velipojës. Banorët kanë goditur me vezë godinën e SPAK.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, pasi një autobus u përfshi nga flakët. Mediat vendase raportojnë se ka qenë një burrë që i ka vënë flakën vetes, e me pas i gjithë autobusi është përfshirë në flakë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kerzers në Zvicrën perëndimore, kur një autobus që transportonte pasagjerë papritmas u përfshi nga flakët rreth orës 6:25 të pasdites të martën.

Ku je futur o Joridaa.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme