Bota 26 August 2024, 15:07 Nga VNA

Pas sulmit në Gjermani, Scholz paralajmëron dëbim të emigrantëve

Ndaje në Whatsapp
Pas sulmit në Gjermani, Scholz paralajmëron dëbim të
  • Frikë për ndryshimin e politikave vendimmarrëse  ndaj emigrantëve në Gjermani.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit. "Dëbimet duhet të përshpejtohen, 'me rregullore ligjore nëse është e nevojshme'," tha Scholz gjatë një vizite në Solingen. Kancelari gjithashtu kërkoi "zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik" të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit. "Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë", shtoi kancelari Scholz. Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit. I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës, raporton agjencia gjermane DPA. Sulmuesi, i cili dyshohet se është anëtar i grupit terrorist të Shtetit Islamik, raportohet se ishte parashikuar të dëbohej në Bullgari pas mbërritjes në Gjermani në vitin 2022, por policia nuk arriti ta lokalizonte atë. REL

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme