Bota 16 August 2024, 17:56 Nga VNA

Video/ Përleshen deputetët e Parlamentit turk, arsyeja pse u kërkua lirimi nga burgu i një kolegu të opozitës

Ndaje në Whatsapp
Video/ Përleshen deputetët e Parlamentit turk, arsyeja pse u

Parlamenti turk ka dhënë një shfaqje jo të mirë ditën e premte, pasi deputetët janë përleshur me njëri-tjetrin. Mësohet se shkak është bërë fjalimi i një deputeti të opozitës i cili bëri thirrje që të lirohej kolegu i tij Can Atalayt, pasi është burgosur në vitin 2022 me arsyen se është përpjekur të rrëzojë qeverinë përmes organizimit të protestave mbarkombëtare.

Kanë qenë deputetët e partisë në pushtet, AKP, teksa nisen drejt foltores duke e sulmuar deputetin opozitar Ahmet Sik, ndërsa më pas dhe të tjerë u përfshinë në përleshje.

Can Atalayt u rizgjodh sërish deputet nga burgu në maj të vitit të kaluar nën siglën e Partisë së Punëtorëve të Turqisë. Pas kësaj Parlamenti ia hoqi mandatin, por më 1 gusht Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Parlamentit duke e shpallur të pavlefshëm.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme