Bota 11 Gusht 2024, 19:53 Nga VNA

Protesta kundër minierës së litiumit në Serbi - zyrtarët flasin për komplot kundër presidentit serb

Ndaje në Whatsapp
Protesta kundër minierës së litiumit në Serbi -

Dhjetëra mijëra u mblodhën të shtunën në në Beograd, në një protestë kundër hapjes së minierës së litiumit në Serbi, pavarësisht paralajmërimeve të zyrtarëve për “komplotin e tyre të dyshuar” për të rrëzuar presidentin populist Aleksandar Vuçiç dhe qeverinë e tij.

Presidenti Vuçiç tha më herët se ishte informuar nga shërbimet ruse të zbulimit se "trazira masive dhe një grusht shteti" po përgatiteshin të shtunën në Serbi nga fuqi të paspecifikuara perëndimore, që dëshirojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti. Turma e madhe brohoriste "Nuk do të ketë minierë" dhe "Tradhti, tradhti". Zyrtarët qeveritarë dhe mediat e kontrolluara nga shteti zhvilluan një fushatë të gjerë kundër tubimit, duke e krahasuar atë me kryengritjen e Maidanit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, që çoi në përmbysjen e presidentit të atëhershëm pro-rus të vendit Viktor Janukoviç në vitin 2013. Organizatorët e protestës në Beograd thanë se protestat do të jenë paqësore. "Tubimi ynë sot është ekologjik dhe nuk ka ambicie politike, por qeveria na ka akuzuar se po përpiqemi të organizojmë një grusht shteti", tha aktorja e njohur Svetlana Bojkoviç. "Ne erdhëm këtu sot për të ngritur zërin kundër diçkaje që është përtej politikës", tha ajo. Në orët e mbrëmjes protestuesit bllokuan linjat hekurudhore në Beograd. Mëngjesin e hershëm të së dielës policia i largoi ata, ndërsa paralajmëroi se ka nisur procedura penale kundër pjesëmarrësve, “për pengim të trafikut publik ndërkombëtar dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve”. Tubimi në qendër të kryeqytetit pasoi disa javë protestash në dhjetëra qytete gjithandej Serbisë kundër një plani të qeverisë për të lejuar hapjen e minierës së litiumit në një luginë bujqësore në perëndim të vendit. Ky plan ishte anuluar në vitin 2022 pas demonstratave të mëdha që përfshinin bllokimin e urave dhe rrugëve kryesore. Por, ai u ringjall muajin e kaluar dhe mori një shtytje me një marrëveshje të nënshkruar nga qeveria e presidentit Vuçiç me Bashkimin Evropian. Vendi ballkanik kërkon zyrtarisht anëtarësimin në BE, ndërsa mban lidhje shumë të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Marrëveshja me BE-në për minierat e litiumit dhe materialeve të tjera, do ta afronte Serbinë më afër bllokut dhe do të ulte importet e litiumit dhe makinave elektrike në Evropë nga Kina. Ndërsa qeveria këmbëngul se miniera është një mundësi për zhvillim ekonomik, kritikët thonë se ajo do të shkaktonte ndotje të pariparueshme në luginën e Jadarit, në rezervat e saj të rëndësishme të ujit nëntokësor dhe tokën bujqësore. Banorët në luginë kundërshtojnë fuqishëm minierën që do të drejtohej nga kompania shumëkombëshe e minierave Rio Tinto. Si qeveria ashtu edhe kompania kanë premtuar standardet më të larta mjedisore në procesin e hapjes së minierave, por kundërshtarët nuk janë bindur. Dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në tubimet për mbrojtjen e mjedisit të mbajtura në të gjithë Serbinë në javët e fundit, duke paraqitur një sfidë të madhe për presidentin Vuçiç dhe sundimin e tij gjithnjë e më autokratik. Kundërshtarët duan që qeveria të ndalojë zyrtarisht çdo minierë të litiumit dhe borit në të gjithë vendin. Qeveria ka ngritur një ekip mjekësor për të monitoruar çdo rrezik të mundshëm shëndetësor dhe një qendër thirrjesh telefonike, ku qytetarët mund të shprehin shqetësimet e tyre, një përpjekje e dukshme për të qetësuar disa nga opozita. Ministrja serbe e Minierave dhe Energjisë Dubravka Gjedoviç Handanoviç tha për agjencinë e lajmeve Associated Press në fillim të kësaj jave se Serbia jo vetëm që do të eksportojë lëndë të para, por do të zhvillojë një "zinxhir vlerash" në vend të lidhura me prodhimin e baterive dhe makinave elektrike për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive të reja. Banorët e luginës së Jadarit, megjithatë, thanë se asgjë nuk mund t'i bind ata të pajtohen me minierën. Ata thanë se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të parandaluar hapjen e minierës.

VOA

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme